Një zjarr i madh është përhapur në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Një zjarr i ndezur nga një qytetar për të djegur barishtet e bahçes.
Por flakët u përhapën aq shumë dhe dolën jashtë kontrollit duke djegur tërësisht një banesë private.
Zjarri është përhapur, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga shtëpitë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve dhe po përpiqen për të shuar zjarrin. /tvklan.al