Luksemburg: Skriningu sqarues për kapitullin – statistika

MARIÇIQ: TË DHËNAT STATISTIKORE PJESË E RËNDËSISHME E PROCESIT NEGOCIUES

Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane dhe Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, në skriningun e sotëm sqarues për kapitullin – Statistika, ka theksuar se të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit negociues për shkak se, sic tha, duhet të tregohet zbatimi në praktikë I ligjeve të harmonizuara.

Zv/Kryeministri dhe Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, më Luksemburg, gjatë skriningut sqarues për kapitullin – Statistika,  ka potencuar se RMV-ja ka arritur një nivel të caktuar harmonizimi, që sipas tij është konfirmuar me Raportet, duke shtuar se RMV-ja pas dy dekadace arriti të zbatojë Regjistrim të suksesshëm të Popullsisë, sipas metodologjisë dhe standardeve të EUROSTAT-it.

“Përfundimi i Regjistrimit të vonuar ishte një nga kërkeat kyçe të Brukselit dhe pas publikimit të rezultateve ishte përshëndetur nga KE-ja. Pas pilot-Regjistrimit të Bujqësisë që ishte zbatuar në Qershor 2022, konform metodologjisë tërëisht të harmonizuar me Rregullativën IFS nr.2018/1091 planifikohet Regjistrimi në Bujqësi për Tetor 2023, deklaroi Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq.

Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq para nisjes së skriningut sqarues, bashkë me Drejtorin e ESHS-së, Apostol Simovski dhe Sekretaren Shtetërore të Sekretariatit për Cështje Evropiane, Drita Abdiu-Haili, kanë takuar Drejtorin e Përgjithshëm të EUROSTAT-it, Galo Gije, ku kanë biseduar për gatishmërinë dhe aktivitetet e Entit Shtetëror për Statistika, për t`u përballur me sfidat e ardhshme gjatë transferimit të të dhënave në systemin evropian të statistikave, në kuadër të procesit të aderimit në BE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share