Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se ai paralajmëroi kreun e grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin se ai ishte në rrezik për t’u vrarë përcjell KlanM.
“Herën e fundit që fluturuam në Emiratet, mora një informacion shumë serioz për një atentat ndaj Yevgeny Prigozhin. Brenda dy orësh, ata gjetën ambasadorin rus në Emiratet dhe e thirrën tek unë”, tha Lukashenko, siç raporton agjencia bjelloruse Belta.
Ai shton se i ka përcjellë ambasadorit rus mesazhin e koduar për Vladimir Putinin dhe kreun e FSB-së, Aleksandër Bortnikov, “për një atentat ndaj Prigozhin”.
Lukashenko, siç përcjell KlanM, shpjegoi se pas disa kohësh edhe vet Prigozhin i kishte konfirmuar atij se presidenti rus e kishte paralajmëruar se kërcënohej me një atentat.
Presidenti bjellorus ka treguar se nga ana e tij ka përmbushur gjithçka që i ka premtuar “Wagner”-it, madje “më shumë se kaq”.
“Dje, me porosinë time, ‘Wagner’ u kontaktua nga KGB-ja dhe mori mesazhin… do të përmbushim gjithçka që është rënë dakord mes meje dhe Prigozhin”, tha presidenti bjellorus./KlanMacedonia