Renditet e para në garën e 3000 metrave me pengesa
Medalje e artë për atleten shqiptare Luiza Gega në Lojërat Mesdhetare. Ajo kaloi finishin e para në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9 minuta, 14 sekonda e 29 të qintat.
Ky është edhe një tjetër përmirësim rekordit kombëtar në pak kohë nga Gega. Për Shqipërinë kjo është medalja e tretë në Oran 2022 pas atyre të marra nga mundja.
Në Lojrat Mesdhetare të Algjerisë atleti tjetër shqiptar Franko Burraj u kualifikua në finalet e 400 metrave madje duke thyer rekordin komebetar ne këtë garë shpejtësie.
Shkodrani vendosi kohën 46 sekonda e 26 të qindtat. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur po prej tij me 22 të qindtat më shumë.
Tv Klan