Luis Enrique nuk do të jetë më trajneri i Përfaqësueses së Spanjës, ka njoftuar Federata Spanjolle e Futbollit të enjten.
Enrique është larguar nga “La Roja” pas eliminimit nga Maroku në fazën e një të tetës të finales në Kupën e Botës. Është Botërori i dytë radhazi që Spanja eliminohet në këtë fazë të hershme të garës, me në krye Enriquen.
Ish-trajneri i Barcelonës erdhi në krye të Spanjës në vitin 2018.
Suksesi më i madh i tij është dërgimi i Spanjës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020.