Luis de la Fuente është trajneri i ri i Spanjës

Luis de la Fuente është trajneri i ri i kombëtares spanjolle të futbollit. 61 vjeçari që deri tani ka mbajtur postin e teknikut të U-21 te Spanja do kalojë në ekipin A, me lajmin që është zyrtarizuar nga federata e Spanjës. Ndryshimet në stol vijnë në një kohë kur mesditën e sotme Federata e Futbollit në Spanjë shkarkoi Luis Enriquen pas dështimit në Botëror.

Prej 2018 trajneri de la Fuente ka qenë në stolin e U-21 te Spanja, teksa më herët ka drejtuar edhe moshat e tjera të iberikëve. Karriera e tij ka kulmuar në vitet 2006-2011 kur ka qenë trajner i Athletico Bilbao. Trajneri i ri do të debutojë në mars 2023 në fazën kualifikuese për Euro 2024 dhe do të drejtojë dy ndeshjet e para kundër Norvegjisë dhe Skocisë. Pasi emërimi i tij të miratohet nga bordi i drejtorëve, Luis de la Fuente do të prezantohet të hënën më 12 dhjetor në orën 12:30 para medieve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share