KATËR SHKARKIME PËR TRE MUAJ, AKUZA PËR KORRUPSION DHE KEQPËRDORIME
Vetëm një shkollë e mesme në tërë komunën, e logjikisht, vetëm një drejtor për tu emëruar nga komuna… Shkolla e mesme “Kërste Petkov Misirkov” mund të hyjë ndoshta edhe librin ginis për më shumë shkarkime dhe emërime një periudhë të shkurtër kohore. E krejt kjo për shkak luftës së komunës dhe ministrisë për të kontrolluar këtë institucion.
Pas shkarkimit të Maja Llozanovskës si drejtoreshë, është emëruar Jasmina Damçevska, e cila në atë moment nuk ka qenë e pajisur me licencë për të qenë drejtoreshë.
”Emërova UD drejtor të ri i cili nuk i përmbushte kushtet për drejtor, gjegjësisht ishte e nisur procedurë për marrjen e licencës për drejtor. Në momentin e emërimit të drejtoreshës Jasmina, ish drejtoresha nuk kishte certifikatë valide për njohjen e gjuhës angleze” – tha Nikolla Najdovski, kryetar i komunës së Demir Hisarit.
Përse pranuat të bëheni drejtor nëse e dinit se nuk i keni përmbushur kushtet?
Kam pas të drejtë që të paraqitem. Unë u paraqita tek Qendra shtetërore për provime.
Përse assesi ta kryeni këtë procedurë?
Sepse e dini se çfarë probleme ka në Qendrën shtetërore për provime dhe sa vonohen provimet për drejtor. E drejtoreshën aktuale e akuzojnë se nuk ka certifikatë valide për njohjen e gjuhës angleze.
”Deri më sot unë nuk kam parë certifikatë valide, gjegjësisht ajo nuk e ka dorëzuar as në dosjen e vet as këtu në komunë. Certifikatën e ka marrë në një shkollë për gjuhë të huaja në Bullgari. E pyetëm se përse ka shkuar atje?
Certifikatën e fundit që e keni marrë këtë verë… Keni vizituar online kurs në Bullgari?
Po.
Cila është gjuha juaj e nënës?
Përse?
Nuk e di se a bëhet fjalë për gabim apo ju këtë e keni shkruar sepse në Bullgari nuk pranohet gjuha maqedonase… Keni shkruar se gjuhë të nënës e keni gjuhën boshnjake.
Ndoshta është edhe ndonjë gabim. Në atë listë aty nuk ekziston maqedonisht dhe kishte opsion që të zgjidhet gjuhë tjetër.
Por gjuha boshnjake nuk është e juaja?
Jo nuk është.
A mundet kjo që të vë në pikëpyetje edhe besueshmërinë e certifikatës.
Nuk e di, në këtë moment kjo gjuhë ishte e qasshme në atë sistem ku unë kisha qasje dhe në këtë moment nuk kishte opsion tjetër.
Sipas rezultateve, gjuhën angleze nuk e keni të keqe. Sipas rezultateve që po i shoh këtu, keni 75 pikë nga 120 që është edhe deri tek niveli i komunikimit.
A keni diçka kundër që këtë intervistë ta vazhdojmë në gjuhë angleze?
Eh tani kjo është në drejtim tjetër. Jo! Nuk po e dëshmojmë këtu se sa është e besueshme kjo certifikatë.
Se a është kjo certifikatë e fituar në mënyrë ligjore dhe sipas procedurave nuk e ka kontrolluar as Inspektorati arsimor edhe pse kjo është kërkuar nga një grup i profesorëve, por iu ka rekomanduar që këto prova ti dërgojnë deri tek organet hetuese.
Ndaj drejtoreshës aktuale, Maja Llozanovska është ngritur edhe kallëzim penal në vitin 2019 për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por as këto informacione të dërguara në Ministri nuk ndikuan që resori që duhet të përkujdeset për arsimin ta merre këtë çështje më seriozisht. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu