Gjithsej 24 pengje janë liruar nga Gaza, ka thënë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Mes tyre janë 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas, raporton Sky News, transmeton Klan Kosova.
Robërit tajlandezë – të gjithë burra – u liruan sipas një marrëveshjeje të veçantë për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.
Negociatat për atë marrëveshje filluan më 31 tetor kur ministri i jashtëm i Tajlandës vizitoi Katarin, sipas një zyrtari të informuar mbi bisedimet.