Lufta në Ukrainë, Stoltenberg i bën thirrje Kinës të ndalojë mbështetjen për Rusinë

Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Kinës që të ndalojë mbështetjen për Rusisë në luftën kundër Ukrainës dhe tha se ndihma e Pekinit ishte një faktor kryesor në vazhdimin e luftës.

“Kina po luan një rol vendimtar në aftësinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “

Është Kina ajo që mundëson prodhimin e shumë prej armëve të përdorura nga Rusia”.

Stoltenberg paralajmëroi se nxitja e vazhdueshme e Pekinit për luftën në Ukrainë mund të ketë një ndikim negativ në interesat dhe reputacionin e tij.

“I bëj thirrje Kinës që të ndalojë së mbështeturi luftën e paligjshme të Rusisë”, tha ai. Kina i ka quajtur më parë deklarata të ngjashme të bëra nga NATO “të qëllimshme” dhe të njëanshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në korrik se ai nuk donte që Kina, e cila ka një partneritet “të pakufishëm” me Rusinë, të vepronte si ndërmjetës, por shprehu shpresën se Pekini do të ushtronte më shumë presion mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share