Lufta mbërrin në Moskë, sërish sulme me drone

Putin: Kievi kërkon të frikësojë rusët, po na provokon

Ky filmim i kamerave të sigurisë tregon momentin kur një dron kamikaz godet një bllok banimi në periferinë jugore të Moskës, në orët e para të kësaj të marte.

Shpërthimet dëmtuan fasadat e disa pallatave dhe thyen xhamat e apartamenteve.

Nga sulmet mbetën të plagosur 2 banorë, të cilët u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet evakuuan për disa orë banorët gjatë mëngjesit.

Për sulmin, Presidenti rus Vladimir Putin bëri përgjegjës direkt Kievin, ndërsa paralajmëroi se Moska do të përgjigjej.

“Kievi zgjodhi një rrugë tjetër, të frikësojë Rusinë, të frikësojë popullin rus dhe kryejë sulme kundër ndërtesave të banimit. Kjo është një shenjë e qartë e aktivitetit terrorist. Ata po na provokojnë të bëjmë të njëjtën gjë”.

Një ndihmës i Presidentit ukrainas mohoi se Kievi ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Moskë, por tha se Ukraina ishte e kënaqur nga ngjarja dhe se parashikonte më shumë sulme të tilla në vazhdim.

Në orët e para të kësaj të marte, edhe kryeqyteti ukrainas u përball me një sulm me dronë rusë në një zonë të banuar, ku mbeti i vrarë një banor dhe u plagosën 4 të tjerë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share