Ish-kryeministri britanik David Cameron, sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, pritet të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Pritet qe Britania e Madhe te thelloje bashkepunimin me Shqiperine ne luften ndaj emigracionit te paligjshem.
Britania e Madhe do te thelloje bashkepunimin me Shqiperine ne luften ndaj emigracionit te paligjshem. Ish-kryeministri britanik David Cameron, sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, pritet të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sipas ambasades brtanike ne Tirane kryediplomati Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.
Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri .
Ai ka ne plan per te deklaruar edhe një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës me shqiptaret qe ende vijojne te synojne kalimin illegal drejt Britanise se Madhe.
Ndërkaq vetëm disa ditë më parë kryeministri britanik bisedoi me homologun shqiptar.
Sa i takon emigrantëve te dyja palet nënshkruan në muajin dhjetor 2022 marreveshjen për të përshpejtuar riatdhesimin e shtetasve shqiptarë ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Rishi Sunak ka vlerësuar marrëveshjen e deportimit me Ramen sipas së cilës mijëra shqiptare kthyer në vendin e tyre të origjinës.Burime te qeverise britanike theksuan se Britania e Madhe po udheheq nje fushate te gjere në trajtimin e migracionit të paligjshëm ne bashkepunim jo vetem me Shqiperine por edhe shtetet e BE-se.
Para vizites ne Tirane Cameron ka vleresuar faktin se 19 shtete te BE-se pranojnë se zhvendosja e azilkerkuesve drej shteteve të treta si ato ballkanike apo ne Afrike është e vetmja mënyrë për të ndalur kontrabandën e bandave kriminale me njerez te pafajshem. Vizita e shefit te diplomacise britanike vjen pas turit qe ai zhvilloi para disa ditesh ne Bosnje – Hercegovine dhe Kosove nje rikthim i vemendjes se Londres ndaj rajonit tone.
Paralelisht me Cammeron kryeministri Sunak do jete ne Vjene ku me kancelarin Karl Neimaher do te diskutoje masat ndaj kontrabandes se qenieve njerzore. Ai do te propozoje veprime më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit ilegal.
Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për mos ndalimin e kalimeve me gomone te azilkerkuesve ilegal ne ngushticen e Lamanshit.
RISHI Sunak i ka paralajmëruar kundershtaret e tij politike se siguria e Britanisë se Madhe do të ishte në “rrezik” nëse deshton plani per transferimin e azilkerkuesve qe jane aktualisht ne territorin britanik drejt Ruandës.
Udhëtimi i kryeministrit Sunak ne Vjene dhe ministrit te tij te jashtem Cammeron ne Tirane vijne ndërkohe qe një numër në rritje shtetesh në mbarë botën deklarojnë se duan të ngrene skemat e tyre per deportimin e azilkerkuesve sipas të stilit britanik me Ruandën .
Edhe kandidati per president Donald Trump dëshiron një program për dëbimin e emigrantëve te paligjshem nëse ai zgjidhet President i SHBA në muajin nëntor te këtij viti.