Lufta e Francës ndaj islamit për shkollat

Vetëm 14 vjeç, Abderahim Denguir la shtëpinë e prindërve të tij në periferi të Parisit vitin e kaluar për të studiuar rreth 200 kilometra larg në shkollën e mesme Averroes në qytetin verior francez të Lille.

Adoleshenti është regjistruar në shkollën më të madhe private myslimane në Francë , dhe jeton në një apartament me motrën e tij, gjithashtu nxënëse  në  këtë shkollë , dhe gjyshen e tyre, e cila u zhvendos për t’u kujdesur për ta.

Vendimi ishte i vështirë por siç shpjegon ai reputacioni i kësaj shkolle, ndër më të mirat në Francë , ishte një  arsye e fortë për Denguir të studionte këtu , i cili dëshiron të bëhet arkitekt në të ardhmen.

Familja e tij mbeti e shtangur në dhjetor kur shkolla humbi fondet e qeverisë me vlerë rreth dy milionë euro në vit, me arsyetimin se nuk kishte respektuar parimet laike të sanksionuara në udhëzimet  për arsimin në Francë .

Abderahim Denguir: E ardhmja e kësaj shkolle më frikëson sepse ne kemi përcaktuar tashmë rrugën tonë akademike dhe unë thjesht dua të kem mundësinë të mësoj  këtu dhe të mos ketë asnjë problem.

Familja e tij pranon që vendimi për tu shpërngulur nga Parisi nuk ka qenë i lehtë.

Sihame Denguir: Është e vërtetë që është një sakrificë. Por ne jemi shumë të lumtur që ai është pranuar në një shkollë të mesme dhe të mesme prestigjioze, ndaj harrojmë sakrificat.

Mbylla e këtij institucioni arsimor për familjes e adoleshentit francez do të ishte një gabim.

Sihame Denguir: Mendoj se kjo shkollë e mesme i sjell shumë të mira vendit dhe shoqërisë . Do të jetë turp  nëse autoritet vendosin ta mbyllin për arsye që nuk janë të besueshme.

Presidenti Emmanuel Macron ka ndërmarrë një goditje ndaj asaj që ai e quan islami radikal në Francë pas sulmeve të viteve të fundit nga militantë të huaj dhe vendas. Macron është nën presionin e ekstremit të djathtë, që ka një epërsi të gjerë mbi partinë e tij përpara zgjedhjeve evropiane këtë javë.

Shëfi i Ellisezë kërkon të kufizojë ndikimin e huaj mbi institucionet myslimane në Francë dhe të trajtojë atë që  ai e cilëson një plan afatgjatë islamit për të përmbysur Republikën Franceze.

Macron mohon stigmatizimin e myslimanëve dhe thotë se feja islame ka rëndësi për shoqërinë franceze.

Eric Dufour: Ne shpesh këmbëngulim në rëndësinë e mësimit të fesë për të treguar se fetë janë të rëndësishme për kulturat, veçanërisht kur bëhet fjalë për origjinën e saj, tekstet e mëdha letrare, pikturat e mëdha në historinë e artit, të gjitha ato që ndikohen natyrshëm nga feja. Nëse nuk e dimë historinë e Judaizmit, të Krishterimit apo të Islamit, kjo do të jetë një mangësi.

Eric Dufour: Familjet, studentët janë të gjithë të orientuar drejt asaj që ne u mësojmë, sepse ne i marrim vlerat e republikës që janë në përputhje me ato të Islamit dhe ajo funksionon shumë mirë në harmoni. Dhe kështu studentët, familjet, mësuesit me prejardhje shumë të ndryshme, të gjithë po  e quajnë padrejtësi të madhe në faktin se po vënë në pikëpyetje gjithë këtë punë.

Të indinjuar për vendimin e autoriteteve janë edhe nxënësit.

Noha Fouad: Kjo akuzë na neverit më shumë se çdo gjë, për faktin se po na marrin për diçka që nuk jemi. Ne jemi vërtet studentë si gjithë të tjerët. Shkoni në Montebello dhe do të shihni të njëjtët studentë. Ne jemi këtu, shkojmë në klasë, bëjmë shaka gjatë pushimeve- dua të them, ne jemi studentë. Ende nuk e kuptoj se ku kanë parë diçka të pazakontë. Sepse disa prej nesh mbajnë hixhabe? OK, mirë, unë nuk mbaj hixhab, nuk ndryshon asgjë. Kjo më duket fyese.

Prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë por edhe stafi mësimore me të cilët Reuters foli thonë se fushata rrezikon të jetë kundërproduktive, duke i larguar muslimanët që duan që fëmijët e tyre të kenë sukses brenda sistemit francez, duke përfshirë shkollat ​​e zakonshme me performancë të lartë si Averroes. E ardhmja e kësaj shkolle  tani është në pikëpyetje.

Pavarësisht mbledhjes së rreth 1 milion euro donacione nga individë në Francë , regjistrimi i fëmijëve  për vitin e ardhshëm ka rënë në rreth 500 studentë, nga 800 që ishte më parë .

Franca ka një traditë të financimit të shkollave të besimit katolik, protestant dhe hebre , të cilat lejojnë shprehjen fetare brenda kufizimeve të parimeve laike që e përjashtojnë gjerësisht fenë nga jeta publike.

Një ndalim i shamive të kokës në shkollat ​​publike në vitin 2004  bëri që të lindte nevoja për shkolla ku studentët myslimanë, dhe veçanërisht vajzat të  mund të shprehnin identitetin fetar.

Sipas statistikave Rreth 6.8 milionë myslimanë jetojnë aktualisht në Francë  ose rreth 10 për qind e popullsisë. Islami është feja e dytë më e madhe në vend pas asaj katolike.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share