Zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, në profilin e tij në Fesjbuk, ka akuzuar kryesinë e partisë në largim nga koalicioni qeverisës, Alternativa, se e kanë bojkotuar në secilën nga iniciativat e tij gjatë tetë muajve të fundit dhe tha se përderisa në krye të Alternativës janë Afrim Gashi, Zeqirja Ibrahimi dhe Bekim Sali, ai nuk do të jetë pjesë e partisë. “Mos e qani si gra, kur nuk ishit të aftë ta mbroni si burra”, ka shkruar ai.
Marrëveshjet ndërshtetërore që arrita t’i realizoj filluan të u pengojnë disa individëve të Alternativës, e posaçërisht kreut partiak Afrim Gashi, ish-sekretarit të përgjithshëm Bakim Sali, të cilët me kërkesë të tyre fillova të anashkalohem apo më mirë e thënë, të bojkotohem në çdo iniciativë të marrë nga ana ime, ka shkruar zëvendësministri Luçi.
Ai akuzon se vetëm pas Kongresit të partisë Alternariva edhe pse kishte post politikë, ishte i vetmi funksionar i partisë që nuk isha anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ishte i larguar nga të gjitha forumet qëndrore partiake.
“Publikisht deklaroj se, derisa Afrim Gashi, Zeqirja Ibrahimi dhe Bekim Sali janë në krye të Alternativës, unë jam në DORËHEQJE nga të gjitha strukturat partiake duke qëndruar në vijë të njëjtë politike me deputetin Skender Rexhepi-Zejdi për Alternativën dhe për këtë unë nuk kam asnjë lloj obligimi politik dhe moral t’i përgjigjem dëshirës apo thirrjes së disa individëve politikisht të dështuar duke ua kënaqur egon e tyre, e më së paku klanit të Afrim Gashit.