Luana Vjollca përlotet për herë të parë në skenën e “Zemër Luana” për arsyen e fortë!

Mbrëmja e së dielës tashmë është e spektaklit të argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan edhe ky episod ka patur plot emocione, të qeshura pafund, por edhe lot në sytë e autores këtë herë.

Në këtë mbrëmje Luana Vjollca dha një mesazh mjaft të fortë e të rëndësishëm në këto ditë kundër dhunës me bazë gjinore, si edhe realizoi një performancë ekskluzive me këngën “Isha”, që këtë këngë përcolli mesazhin e fortë që vajzat ta mbështesin e ta duan fortë njëra-tjetrën.

Në fjalimin e saj në rubrikën më të re “Thuaje”, të programit “Zemër Luana”, autorja Vjollca e krahasoi “gruan” me një lule e cila ka nevojë të ujitet, ka nevojë për përkujdesje, për dashuri dhe ashtu siç nuk ja keni dhënë ju jetën s’ia merrni dot ju”, duke vënë në fokus ndodhitë e fundit në vendin tonë kur shumë vajza janë vrarë nga partnerët e tyre.
Mbi të gjitha moderatorja theksoi dhe bëri thirrje që të ndalojë dhuna kundër vajzave dhe t’i trajtojnë ato njësoj si do të donin t’i trajtonin nesër vajzat e tyre.

Fjalimi dhe performanca u duartrokitën fort nga publiku e të ftuarit e mbrëmjes dhe në këtë moment autorja Luana Vjollca nuk mundi dot të mbante dot lotët në skenën e “Zemër Luana” për herë të parë, ku shtoi se këto tema e prekin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share