“Zemër Luana” edhe sonte ka patur surpriza të mëdha. Ndonse çdo të dielë tashmë “Zemër Luana” nga autorja dhe moderatorja Luana Vjollca është kthyer në programin më të ndjekur e të klikuar. Në lojën e fundit, ku të ftuarit duhet të fusnin këmbët në kutitë që mbanin gjallesa, apo tu përgjigjeshin pyetjeve pikante, ka patur mjaft të papritura.
Almeda Abazi është vënë në siklet teksa është pyetur se cilën quan moderatoren më të mirë shqiptare dhe atë që nuk e pëlqen. “Luana Vjollca është më e mira”- ka thënë showgirl-i. Por pasi Luana tha se nuk mund të përmenden emrat e personazheve që ndodhen në skenë, ka ndërhyrë Tolgahan i cili ka thënë që për Almedën është më e mira, pasi ajo i ka folur shumë për të.
Më tej Almeda ka treguar se nuk mund të bëj një ndarje të moderatores nuk i pëlqen se njeh vetëm katër moderatore shqiptare. Rikujtojmë se Almeda prej vitesh ka ndërtuar jetën e saj në Stamboll./tvklan.al