Luana Vjollca dhe Bardhi bashkojnë forcat dhe surprizën e zbuluan në “Zemër Luana”

Mbrëmja e kësaj të diele ka patur shumë surpriza në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan.

Të ftuar specialë e mjaft ekskluzivë, të cilët çfarë nuk zbuluan për programin, madje surpriza më e veçantë këtë herë erdhi nga vetë autorja.

Luana Vjollca dhe këngëtari i dashur nga publiku, Bardhi, i cili ishte edhe i ftuar këtë mbrëmje në program, kanë bashkuar forcat me një këngë që na e prezantuan ekskluzivisht për “Zemër Luana”.

Kënga ishte mjaft ritmike, shumë “catchy”, fiksuese dhe me siguri do e dëgjojmë kudo në radio, bare, diskoteka e për më tepër mesa u kuptua kënga dukej të ishte përshtatur mjaft mirë edhe për programin “Zemër Luana”, pasi edhe pjesë të refrenit përmbanin fjalën “zemër”. Madje në një pjesë të këngës thuhej “po ma bën me hile”, ku Luana dhe Bardhi iu drejtuan kapitenëve të skuadrave të “Zemër Luana”, Olsit dhe Besit, drejtuar përballjeve të tyre në program.

Në një pjesë të programit Luana dhe Bardhi sfiduan të gjithë të ftuarit dhe ftuan të gjithë publikun të realizojnë sfidën më të re në Tiktok, atë të këngës së tyre. Këtë të fundit ne mund ta dëgjojmë e shijojmë shumë shpejt të lançuar në të gjitha platformat e dy artistëve.

P.s: Mos harroni të realizoni sfidën më të re të këngës së Luana Vjollcës dhe Bardhit, të cilët në përfundim të programit do të publikojnë edhe sfidën sesi do e kenë realizuar edhe ata vetë. Video më e shikuar në TikTok do të publikohet dhe në llogarinë zyrtare të “Zemër Luana” dhe janë të ftuar edhe njerëzit e tjerë të bashkohen./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share