Edhe një herë tjetër autorja dhe moderatorja Luana Vjollca tregoi se ekskluzivitetin e ngjarjeve më të mëdha në showbizin shqiptar ua siguron mbrëmjen e të dielës në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në Tv Klan.
Ekskluzivisht për programin nën autorësinë e saj bëhen bashkë pas shumë vitesh dy legjendat e “hip-hop”-it shqiptar! E kemi fjalën për Ghetto Geasy dhe MC Kresha.
Getoar Selimi dhe Kreshnik Fazliu çfarë nuk zbulojnë në këtë përballje “luanësh”, jo vetëm për jetën personale të tyre, por edhe për jetën sentimentale dhe anën e tyre si dy baballarë të rinj.
Madje në promon e sapopublikuar në llogarinë zyrtare të “Zemër Luana”, shihet se dyshja janë përfshirë shumë në sfida të përbashkëta, madje shihet se ata nuk do të jenë vetëm.
Me ta do të jenë në skenë edhe reperët shumë të famshëm Lyrical Son dhe Onat.
Epo një puntatë e jashtëzakonshme #ZemërLuanësh na pret të dielën 21:00 në TvKlan./tvklan.al