Një burrë nga Massachusetts fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh Mega Milion duke përdorur të njëjtin grup numrash që ai ka luajtur për 20 vjet.
Banori i Blackstone, Thomas Ensko, u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se numrat që ai zgjodhi për biletën e tij, Mega Millions në Anderson’s Variety në Blackstone ishin shumë të njohur për të.
“Unë kam luajtur të njëjtat numra në 20 vitet e fundit”, tha Ensko, duke shpjeguar se numrat lidhen me ditëlindjen e tij, shkruan upi.com.
Ensko u shoqërua në selinë e lotarisë nga gruaja e tij, e cila më parë fitoi çmimin e saj prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse më shumë se 20 vjet më parë.
Fituesi tha se do të përdorë paratë e tij të çmimit për të ndihmuar fëmijët dhe nipërit e tij. /Telegrafi/