Shpenzimet minimale mujore të një familje janë rritur për 629 denarë (10 euro) në gusht në krahasim me korrikun, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila përgatit shportën minimale sindikale.
Sipas llogaritjeve të LSM-së, në gusht vlera e shportës minimale ishte 61.199 denarë (993 euro).
Në periudhën nga janari deri në gusht, shporta minimale është rritur për 4.036 denarë, dhe prej kur është llogaritur sipas metodologjisë së re, përkatësisht nga dhjetori i vitit të kaluar deri në gusht të këtij viti, për 4.677 denarë.
Enti Shtetëror i Statistikave mati inflacionin në korrik në 3 për qind në nivel vjetor.