LSM: Shkupi nesër pa transport publik

Shkupianët gjatë ditës së nesërme nuk do të kenë transport publik, pasi punëtorët e NQP Shkup sot nuk e morën pagën.

Siç thanë nga sindikatat e ndërmarrjes publike që morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe kryetarja e komunës  diskutuan vetëm politikën e tyre dhe nuk e diskutojnë problemin e puntorëve.

Politikën mund ta shtyni deri në mëngjes, por në mëngjes nuk do të ketë autobusë. Juve nuk ju intereson, pasi nuk e perdorni  transportin publik. Këta njerëz kanë fëmijë, janë të uritur, nuk kanë para t’i japin për një meze të lehtë në shkollë. Këtu nuk kemi parë që dikush të thotë se si do të zgjidhet problemi dhe do të marrim rrogë, por diskutuan për interesat e tyre partiake dhe politike”, kanë thënë sindikatat.

Gjithashtu nga NQP kërkojnë falje nga të gjithë qytetarët.

“U kërkojmë falje qytetarëve, por kjo duhej të ndodhte për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin me pagat e rregullta në NQP”, tha Miço Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NQP-së.

Ndryshe për vonesën e rrogave sot pati dy protesta njëra para ndërrmarjes publike ndërsa tjetra para qeverisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share