“ZGJIDHJE KORREKTE LIGJORE – PRESIM MBËSHTETJE NGA DEPUTETËT”
LSDM-ja dhe shumica parlamentare ka propozuar ndryshime ligjore me të cilët kufizohet që interesi të mos jetë më i lartë se borxhi. Bëhet fjalë për ndryshime të propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet Detyrimore dhe Ligjin për Përmbarim, njofton KlanM.
Me ndryshimet ligjore kamata ndëshkuese nuk do të jetë më e lartë se borxhi – thonë socialdemokratët duke e ilustruar me shembuj konkret.
“Në praktikë, për shembull për borxh prej 500 denarëve, shuma maksimale e interesit të jetë 500 denarë. Ose për borxh 1.000 denarë shuma maksimale e kamatës të jetë 1.000 denarë” – tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM.
Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se po ndërpresin praktikën me të cilën qytetarët paguanin 10 herë më shumë se sa që kishin borxhe.
“Për borxhe prej 500 denarëve, kishte raste kur kërkohej pagesa prej 5.000 denarëve, për shkak se kamata që duhej ta paguanin ishte dhjetë herë më e madhe se borxhi real” – tha Mitrevski.
Në mënyrë plotësuese, LSDM-ja thotë se me ndryshimet e propozuara ligjore parashihet edhe shkurtimi i afatit të vendimit të plotfuqishëm nga 10 në 5 vite. Sipas tyre, sic percjell KlanM, kjo do të thotë ulje e mundësisë për akumulimin e kamatës dhe të pamundësohet fitimi enorm prej interesit. /KlanMacedonia/