LSDM: VMRO t’i bashkohet qeverisë së unitetit

LSDM-ja e ka përshëndetur epilogun e takimin të liderëve të mbajtur ditë e mërkurë.

“Përsëri treguam kapacitet shtetëror duke vërtetuar edhe njëherë se e ardhmja e qytetarëve dhe interesi shtetëror janë në rend të parë. Për këtë arsye edhe propozuan bashkim rreth konceptit evropian. VMRO të kycet në qeverinë e unitetit për integrime evropiane”, thonë nga LSDM.

“Dialogu duhet të vazhdojë që në fund të gjithë të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët se është më mirë që vendi të integrohet në BE.

Vendimi për BE-në duhet të jetë i përbashkët, prandaj bëjmë thirrje për bashkim rreth drejtimit strategjik të vendit, për sigurimin e një të ardhmeje evropiane dhe përmbushjen e një objektivi tjetër strategjik, anëtarësimin në BE. Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të mbrojtura, theksohet në komunikatën e LSDM-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share