LSDM: VMRO po kthen emra që kanë bërë keqpërdorime të mëdha

EMËRIMI I DREJTORËVE TË RINJ

Është e qartë se Hristjan Mickoski po bën partizimin e institucioneve , reaguan sot nga LSDM. Përmes një konference për meida zëdhënësja e Socialdemokratëve, Bogdanka Kuzeska, tha se Micskoski po shtrin dorën tek personeli i vjetër, duke rikthyer në pozita drejtuese emra që sipas Kuzeskës, lidhen me keqpërdorime të bëra në të kaluarën, duke përmendur konkretisht emrin e ish-kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanov. Sipas LSDM-së, Ajo që bën VMRO-DPMNE në fillim të mandatit nuk është ndryshim. Qytetarët, sipas Kuzeskës, nuk votuan për kthim prapa, por për një ndryshim që nuk po ndodh fare dhe nuk ka gjasa të ndodhë.

“Emërimi i Koce Trajanovskit si ushtrues detyre është konfirmim i drejtpërdrejtë se politikat kadrovike nënkuptojnë kthim në qeverisjen e mëparshme të VMRO-DPMNE-së dhe jo ndryshim. VMRO-DPMNE e kthen kryetarin që kreu krimin më të madh ndërtimor në historinë e vendit, projektin “Shkupi 2014”. Atij i jepen 600 milionë euro në duart e tij dhe pushteti për të menaxhuar projektet më të mëdha të infrastrukturës dhe ndërtimit. Edhe pse në të njëjtën kohë, Koce Trajanovski është bashkëpronar dhe menaxher i një kompanie, aktiviteti i së cilës përfshin edhe ndërtimtarinë. Me Fondin e Shëndetësisë do ta menaxhojë Sasho Klekovski, i cili edhe pse është mjek, asnjëherë nuk ka punuar në shëndetësi.Si dhe me çfarë njohurish do ta drejtojë ai këtë institucion kompleks dhe shumë të rëndësishëm? Në pozitën e drejtorit në Administratën për Ekzekutim të Sanksioneve është emëruar Aleksandar Pandov, historian i diplomuar, i cili nuk ka as arsim adekuat dhe as përvojë në këtë fushë” – tha Bogdanka Kozeska, LSDM. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share