LSDM: VMRO me plan operativ për anketa të rrejshme – VMRO-DPMNE përgënjeshtron!

ZGJEDHJET 2024

LSDM-ja publikoi një dokument ku pretendon se anketat e publikuara në servisin publik TVM për rejtingjet partiake janë të porositura nga shtabi i VMRO-DPMNE-së. Sipas socialdemokratëve, bëhet fjalë për anketa të rreme dhe për një skandal të madh.

“Bëhet fjalë për realizimin e një skeme të tërë, plan operativ të përgatitur nga Shtabi Republikan i DPMNE-së më 05 dhjetor 2023, për të plasuar anketa të rrejshme për rejtingjet partiake dhe politikanët, që janë publikuar në TVM, por edhe aktivitete tjera për plasimin e lajmeve të rreme. Dokumentet me nënshkrime konfirmojnë se plani operativ i VMRO-DPMNE-së përmban atë që po ndodh realisht”  – thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE, përmes komunikatës ka përgënjeshtruar këto pohime dhe paralajmëruan padi për shpifje.

“Nënshkrimet në dokument tërësisht janë të sajuara dhe nuk korespondojnë me realitetin. Edhe pse pamë se për LSDM-në është normale ta gabojnë mbiemrin e liderit të tyre Kovaçevski, është e logjikshme që VMRO-DPMNE t`i njeh njerëzit dhe nënshkrimet e partisë, që nuk është rasti me këtë dokument të sajuar, që vetëm tregon se kush është burimi i lajmit” – thonë nga VMRO.

Ndryshe anketat e fundit të publikuara në servisin publik nxjerrin fitues VMRO-DPMNE-në si parti, Hristijan Mickoskin si lider partiak dhe Gordana Siljanovska Davkovën si fituese të zgjedhjeve presidenciale.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share