LSDM: VMRO ka pastruar para në “Shkupi 2014”

Për vite me radhë DPMNE ka pastruar para përmes Shkupit 2014 në kurrizin e popullit – akuzojnë nga LSDM-ja në pushtet, përcjell KlanM. Nga kjo parti thonë se VMRO-ja ka keqpërdorur për shumë vite pozitat shtetërore.

“DPMNE ka pastruar para me vite duke keqpërdorur pozitat dhe kompetencat zyrtare përmes projektit Shkupi 2014. Përmes krimit, tenderave të montuar dhe abuzimeve ata siguruan burime financiare prej 57 milionë eurosh në kurrizin e qytetarëve. Nga hetimi i gjerë i prokurorisë për këto keqpërdorime ka rezultuar se për derdhjen e monumenteve nga Shkupi 2014 janë paguar shuma të mëdha nga buxheti, ndërsa ata janë derdhur në Itali për shuma më të ulëta, ndërsa pjesa e mbetur është kthyer vend, por jo për buxhetin, por në llogaritë e të tjerëve”, thonë nga LSDM.

E gjithë kjo, sipas LSDM-së, ka ndodhur kur regjimi ka qenë në vitet e tij më të forta e që sipas tyre, ligjet nuk zbatoheshin për njerëzit e afërt me DPMNE-në. Gjatë kësaj periudhe, siç thuhet në reagimin e LSDM-së, njerëzit e Pallatit të Bardhë u pasuruan brenda natës, ndërsa qytetarët zhyten në varfëri, përcjell KlanM.

“Hetimi për këtë krim të rëndë çon në gjithsej 15 persona dhe 7 kompani, duke përfshirë edhe kryetarin e nderit të DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Ky është i njëjti Nikolla Gruevski të cilit Hristijan Mickoski i ka qenë këshilltar dhe më pas sekretar i përgjithshëm i DPMNE-së”, akuzojnë nga LSDM./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share