LSDM sot e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se kanë ikur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Onkologjisë, sepse janë kapur në gënjeshtër, në tentativë për të gënjyer qytetarët, duke keqpërdorur komisionin.
Nga LSDM thonë se kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi, lexoi konkluzionet e shkruara nga Pallati i Bardhë, pa koordinim, pa votim, pa konsideratë dhe e pezulloi komisionin dhe VMRO-DPMNE-ja iku gjithë ditën.
“Në këtë mënyrë Mizrahi ka abuzuar drejtpërdrejt me pozitën e kryetarit të komisionit.
Qëllimi i DPMNE-së, nuk është e vërteta, as hetimi, as pacientët e Onkologjisë, por vetëm qëllimet politike”, thonë nga LSDM.
Ata theksojnë se për shkak të keqpërdorimeve të tilla, Mizrahi duhet të japë dorëheqjen.