LSDM thirrje VMRO-së: Janë plotësuar kushtet për votim të ndryshimeve Kushtetuese

VMRO NUK HEQ DORË NGA QENDRIMET E SAJA

Vazhdojnë thirrjet nga partia në pushtet që Vmro-dpmne ti votoj ndryshimet kushtetuese. Nga partia e Kovaçevskit thonë se tani janë plotësuar të gjitha kushtet. Opozita nuk ndryshon qendrim.

LSDM-ja me anë të një komunikate i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe më pas të hyjnë në qeveri pa BDI-së.

Sipas kësaj partie tani më janë plotësuar të gjitha kushtet.

“Hristijan Mickoski dhe VMRO t’i mbështesin amendamentet kushtetuese, nëse vërtet kujdesen për interesat e shtetit dhe agjendën evropiane. Janë plotësuar të gjitha kushtet që vetë Mickoski i ka vënë VMRO-DPMNE-së për të mbështetur amendamentet kushtetuese. Me dorëheqjet e ministrave të BDI-së, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese, Mickoski dhe VMRO-DPMNE menjëherë mund të bëhen pjesë e një Qeverie në të cilën BDI nuk do të marrë pjesë dhe më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme”.

Nga partia e Kovaçevskit shtojnë se me ndryshimet në Kushtetutë përshpejtohet procesi i integrimit në BE, por në të njëjtën kohë ruhet kushtetutshmëria parësore e popullit maqedonas dhe mer fund teza “një popull dy shtete” e cila është promovuar me dekada nga disa qendra të huaja. Nga partia e Mickoskit ngelen në qendrimin se nuk do i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakoshme parlamentare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share