Shqetëuese paraqiten statistikat për vdekshmërinë e fëmijëve gjatë 6 muajve të kaluara.
Alarmi vjen nga LSDM-ja, të cilët thonë se në gjysmën e dytë të vitit 2024 kanë ndërruar jetë 19 foshnje dhe një 5-vjeçare, kurse sipas tyre, këto shifra tragjike hapin shumë pyetje dhe opinioni meriton përgjigje.
Socialdemokratët pyesin se përse dhe si janë bërë lëshimet, ku ngec sistemi dhe nëse mbrohen gabimet e mjekëve.
“Ministër i Shëndetësisë Taravari, bëhet fjalë për fëmijë, këto janë shifra tragjike, bashkë me Drejtorin e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Memedin, duhet të dilni dhe të jepni dorëheqje. LSDM-ja insiston për hetime të thella, transparencë të plotë dhe marrje të përgjegjësisë serioze. Nevojiten analiza më të thela dhe masa preventive. Nuk mund të presim të vdesin fëmijtë e më pas të reagojmë. U bëjmë thirrje MSH-së dhe të gjitha institucioneve kompetente urgjentisht të ndërmarrin masa për parandalimin e tragjedive të këtilla. Shëndeti dhe jeta e fëmijëve duhet të jetë prioriteti kryesor në çdo sistem shëndetësor”, tha Renata Mlladenovska nga LSDM.