“Me deklaratat e djeshme për krimin skandaloz në njoftimin e parkingut të Klinikës, Taravari dhe Mickoski konfirmuan se jo vetëm që fshihet një interes i madh afarist pas marrëveshjes me Gjokën, por se nuk kanë asnjë ndjenjë apo interesim për mbrojtjen e pacientëve”, tha LSDM në lidhje me njoftimin se parkingun e Klinikës do ta menaxhojë një kompani nga Shqipëria”, thonë nga LSDM.
“Është skandaloze dhe e turpshme që ministri i Shëndetësisë arsyeton rritjen e çmimit të parkimit në Qendrën Klinike me çmime në qendrat tregtare. Qytetarët do të paguajnë 50 denarë në orë, e jo 30 si më parë për vizitë te mjeku. Ky është kulmi i paturpësisë – krahasimi i njerëzve që luftojnë për jetesën me blerësit në qendrat tregtare. Pacientët, përfshirë edhe ata që vuajnë nga kanceri dhe sëmundje të tjera të rënda, nuk kanë zgjidhje – duhet të vijnë në Qendrën Klinike dhe Qeveria po i shantazhon me çmime të larta parkimi”, thonë nga LSDM
LSDM shton se skandal shtesë është deklarata e Taravarit se kompanitë e tjera nuk kanë dashur të aplikojnë në tender sepse Qendra Klinike “nuk mund të qëndrojë atje më shumë se shtatë, tetë apo dhjetë vjet.