Nga LSDM para nisjes së seancës për ndryshimet kushtetuese thonë se sot shtë momenti i së vërtetës dhe se sot do të tregohet se kush është “pro” e kush “kundër” Bashkimit Evropian.
“Momenti i së vërtetës, seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë se kush është pro dhe kush kundër BE-së. Nuk ka më vend për Hristijan Mickoskin dhe manipulimet e tij para opinionit. Seanca e sotme në Kuvend ku do të debatohet për amendamentet kushtetuese do të tregojë nëse Mickoski dhe DPMNE janë pro apo definitivisht kundër BE-së”, deklarojnë nga LSDM para seancës parlamentare ku do të debatohet për ndryshimin e Kushtetutës.