LSDM: Siljanovska e padenjë për të udhëhequr shtetin

Pas intervistës së djeshme me Gordana Siljanovskën, është më se e qartë se ajo nuk ka as kapacitet dhe as dinjitet për të qenë presidente e shtetit, thonë nga LSDM.

“Pas vizitës skandaloze në Sofje, ajo tani ka bërë me dije se me vetëdije ka vendosur të bëjë një foto pa flamur për të mos shkaktuar skandal. Ajo me vetëdije ka bërë një fotografi dhe me vetëdije e ka publikuar foton, ndaj sipas kësaj me vetëdije ka provokuar poshtërimin e shtetit dhe qytetarëve.

Siljanovska vendosi të poshtërojë shtetin dhe qytetarët e tij që të mos ndihet jorehat atje për momentin. Fakti që delegacioni ynë, sipas pretendimeve të saj, ka shkuar plotësisht i papërgatitur, pa kurrfarë koordinimi me protokollin e Radevit dhe pa dijeni se çfarë është planifikuar nga aktivitetet protokollare, tregon për mungesën e plotë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit në ekipin e saj. Një vizitë e përgatitur nw formw amatoret e cila paraprakisht ishte e dënuar të dështonte.

Në kushtet kur Maqedonia e Veriut ka një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vendime për të marrë, ky lloj amatorizmi në diplomaci është i papranueshëm. Për këtë turp janë drejtpërdrejt përgjegjës VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski, së bashku me Timco Mutsunskin i cili, ashtu si Siljanovska, gjatë intervistws së djeshme nuk kishte asnjë përgjigje konkrete për asnjë pyetje. Ekipi i Mickoskit demonstron paaftësinë dhe padenjësinë e plotë për politikat kryesore ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share