LSDM: Sërish të shtëna në vend, Toshkovski i paaftë nuk ka nën kontroll asgjë…

LSDM akuzon ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin dhe VMRO-DPMNE-në se janë të paaftë për të vendosur siguri në rrugët e vendit.

“Mbrëmë ka ndodhur një tjetër në serinë e të shtënave, kësaj radhe në Haraçinë, ka pasur edhe të lënduar rëndë. Me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe VMRO-DPMNE-në në pushtet, rrugët janë bërë të pasigurta, të shtëna në çdo hap. Kriminelët sulmojnë në rrugë sepse nuk kanë frikë nga Toshkovski.

Para një jave ka pasur të shtëna dhe vrasje në afërsi të QT Mavrovasja, më parë në Hasan Beg, në Çair, Batincë, Tetovë, në rrugën e Plastikave…
Asnjë gjurmë apo zë nga autorët, nga 8 vrasje dhe tentativa për vrasje, Toshkovski mezi e ka zbardhur një.

Toshkovski nuk ka kontroll as mbi kufirin verior, i cili i është dorëzuar menaxhmentit privat të VLEN-it. Ju nuk e dini se çfarë po ndodh atje dhe si do të shkojë. Kriminelët ikin nga burgjet dhe Toshkovski nuk mund t’i gjejë”, akuzojnë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share