LSDM: Së shpejti të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

VMRO-DPMNE: PR TRIK PASI VARFËRUAN QYTETARËT PLOT DY VITE

Së shpejti pritet të ritkeheht tariga e lirë ditore gjatë shepnzimti të energjisë elektrike. Opozita e quan PR trik këtë veprim të pushtetit pas varfërimit që I është bërë gjatë këaj periudhe.

Qytetarët së shpejti mund të presin që çmimi i energjisë elektrike në një periudhë të caktuar të ditës të jetë dukshëm më i ulët. LSDM po paralajmëron kthimin e tarifës së ulët gjatë ditës. Kjo pasi është rritur prodhimi vendor, ndërsa është ulur importi i energjisë elektrike.

“Kthimi i tarifës së lirë ditore është për shkak të menaxhimit të suksesshëm të pasojave të krizës botërore energjetike, nga Qeveria dhe institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja, të cilat siguruan furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe mbrojtën qytetarët nga goditjet e çmimeve. Me përfshirjen e të gjitha kapaciteteve, prodhimi vendor i energjisë elektrike u rrit për 40 për qind, gjë që uli ndjeshëm importin e energjisë elektrike” – thonë nga LSDM.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së të cilët thonë që kjo qeveri rriti çmimin e energjisë elektrike 40% gati për dy vite ka qytetarët kanë paguar 100% rrymë më shtrenjtë.

“Kthimi i tarifës ditore është një pikë në oqean, në krahasim me gjithçka që u kanë bërë keq qytetarëve të Maqedonisë, ata nuk do të arrijnë ta “joshin” popullin. Tani është vonë që ata të bëjnë PR pasi i kanë varfëruar nqytetarët e thjeshtë ndërsa vetës dhe oligarkëtve të tyre u kanë siguruar prona dhe para për tre breza” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga fillimi i vitit 2022 deri në fund të marsit 2023 janë prodhuar mbi 2.7 milionë megavat orë energji elektrike vendase dhe pjesa e importeve ka rënë nga 30 për qind në rreth 11-12 për qind. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share