VMRO: RIKONSTRUIMI I QEVERISË NUK E SHPËTON VENDIN NGA KRIZA
Rekonstruimi i Qeverisë apo ndërrimi i ndonjë ministri ose funksionari tjetër qeveritar me punën e të cilit nuk është i kënaqur ekzekutive është vendim që duhet të sjell qeveria. Kështu ka komentuar deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska në pyetjen e gazetarëve rreth zërave që kanë qarkulluar së fundmi në media, rreth rekonstruimi të Qeverisë.
“Mbetet në përgjegjësi të Qeverisë, sepse Qeverinë e zgjedhim ne në Kuvend dhe i kemi dhënë përgjegjësi si pushtet ekzekutiv në zbatimin e programit që ajo Qeveri e prezantoi edhe para ne ve deputetëve por edhe para qytetarëve. Vlerësoj se në Qeveri me të vërtetë ka kapacitet, nëse ka hapësirë të caktuar për ministra të caktuar apo ndonjë funksionar tjetër se duhet të investojë mund në mënyrë shtesë, apo nëse vlerësojnë se nuk janë të kënaqur nga puna e cilit do ministër, ai mbetet vendim i Qeverisë” – Marija Georgievska, deputete e VRMO – DPMNE-së.
Nga VMRO – DPMNE kanë komentuar se, Qeveria është në panik për shkak të krizës në të cilën ndodhet shteti, por sipas tyre i vetmi shpëtim nga kriza do të ishte dorëheqja e Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk shoh se me çfarë do lloj rikonstruimi të Qeverisë mund të gjejnë shpëtim nga kriza që ato na kanë futur. Shpëtimi i vetëm është të dorëhiqen dhe përfundimisht vetë të propozojnë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare” – tha Dafina Stojanoska, Deputete e VMRO – DPMNE – së.
Pas paralajmërimit për dorëheqje të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në media ditëve të fundit është raportuar se, Qeveria planifikon rikonstruim më të gjerë të Qeverisë, në kuadër të së cilit do të ndërrohen disa ministra. Por deri më tani, zyrtare është vetëm dorëheqja e ministrit Milevski, e konfirmuar nga vet ai. /KlanMacedonia/