LSDM: Ramadani është në Kosovë, dëshmia më e madhe se është liruar nga MPB-ja dhe Toshkovski

VMRO DPMNE: GJYKATËSIT QË I SHËRBEJNË LSD-SË DHE BDI-SË JANË FAJTOR

Përderisa Toshkovski dhe MPB-ja përpiqen të spinojnë në mënyrë të ngathët se gjykata është fajtore për arratisjen e Blerim Ramadanit, ai tashmë ndodhet në Kosovë. A ka ndonjë provë më të madhe se ai është liruar qëllimisht nga MPB-ja dhe Toshkovski, se vetëm një ditë pas arratisjes burri është në shtëpin e tijh në Kosovë.  Kë po përpiqen të mashtrojnë institucionet se ky nuk është një skenar i realizuar nga Ministria e Brendshme? Kush do të mbajë përgjegjësi për arratisjen e të kërkuarit me fletarrest ndërkombëtar?, pyesin nga LSDM-ja opozitare.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe VMRO DPMNE. Sipas tyre fatjor për arratisjen e Blerim Ramadanit janë gjyqtarët që e kanë vënë në arrest shtëpiak, po ata që i kanë shërbyer sipas tyre LSD-së dhe BDI-së, dhe pyesin se  ku është Këshilli Gjyqësor tash për të reaguar.

Vmro mëtej kujton se ky nuk është rasti i parë që persona të tillë lirohen. Në vitin 2019 sipas tyre u lirua edhe kosovari Tomor Morina, i cili u prit me muzikë në Kosovë, nga të njëjtët gjyqtarë dhe ekipi që kontrollon LSD-në dhe BDI. LSD dhe BDI janë kancer dhe burim i krimit në këtë shoqëri dhe përgjegjësi do të ketë për të gjithë ata që pengojnë drejtësinë”, tha VMRO-DPMNE. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share