Nga LSDM akuzojne se përfaqësuesi i partisë VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, ka dëshmuar se dëshiron plotësisht bllokimi të rrugës drejt Evropës.
“Me VMRO nuk do të ketë anëtarësim në EU, as për 100 vite, vërtetoi vet Mickoski, para gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në intervistën për “360 gradë”.
Ato shtuan se koalicioni antievropian e VMRO-DPMNE dhe i të Majtës është kërcenim për të ardhmen në Evropë, e cila duhet mposhtur.
“Zgjedhja është e qartë, progres dhe anëtarësim në BE me LSDM-në, izolim dhe stagnim me OBRM-PDUKM-në. Qytetarët nuk kanë vite të reja për të humbur në izolim, pasiguri dhe stagnim”, tha partia në pushtet.