LSDM: Qytetarët do ta ndëshkojnë DPMNE-në dhe Levicën për bllokimin e rrugës evropiane

Koalicioni kundër BE-së dhe NATO-s i DPMNE-së dhe Levicës është i vetmi frenues për të ardhmen evropiane të vendit – akuzojnë nga LSDM-ja në pushtet, përcjel KlanM. Nga kjo parti thonë se edhe përkundër skriningut të suksesshëm, hapja e kapitujve me BE-në nuk ka filluar, për shkak të, siç thonë ata, bllokimit aktiv të VMRO-së dhe Levicës në Kuvend.

“Me DPMNE-në dhe Levicën nuk ka as Bashkimi Evropian, as të ardhme. Prandaj, në këto zgjedhje qytetarët do të ndëshkojnë DPMNE-në dhe Levicën për bllokimin e rrugës evropiane. Vota për LSDM-në dhe Frontin Evropian siguron një të ardhme evropiane, vazhdimësi e rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE. LSDM do të formojë Qeverinë e re pro-evropiane që do ta çojë vendin në Bashkimin Evropian dhe do të sigurojë të ardhme evropiane, standarde evropiane dhe vlera evropiane”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share