LSDM: Procesi i ndryshimeve kushtetuese është i hapur, do të sigurohet shumica e nevojshme

Blloku proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të bëjë gjithçka për të kaluar bllokadën e rrugës evropiane të vendosur nga VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë sapo ka filluar. Aktualisht mbi 70 deputetë e mbështesin, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar shumicën e nevojshme”, njoftoi paraditen e sotme LSDM në pushtet.

Nga atje thonë “e ardhmja e RMV-së është në BE, atë e dëshirojnë 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe një e katërta e votuesve të VMRO-DPMNE-së.

“Përkrahjen për rrugën evropiane të vendit e kanë shprehur shumë përfaqësues të lartë evropianë, ndër ta më e fundit është presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila mbrëmë deklaroi se Maqedonia e Veriut i përket BE-së dhe u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të mbështesin rrugën evropiane.

Siç e siguroi anëtarësimin në NATO, ashtu siç siguroi fillimin e negociatave me BE-në, ashtu edhe LSDM-ja së bashku me bllokun evropian do të sigurojnë anëtarësim në BE, me identitet të mbrojtur dhe të konfirmuar maqedonas, përkundër bllokadave nga VMRO-DPMNE dhe E Majta”, thonë LSDM.

Lexo gjithashtu

Mbërrijnë shtetasit e evakuuar nga Tel Avivi

Qeveria: Të gjithë shtetasit e regjstruar të vendit tonë janë evakuuar nga Izraeli Përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar ngaRepublika e Maqedonis së Veriut, gjatë ditës së djeshme, të gjithëqytetarët e mbetur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëtkërkuan ndihmë për t’u larguar nga Izraeli, u evakuuan me suksesdhe u kthyen në vend. Duke pasur parasysh aktivitetet e vazhdueshme luftarake në disazona në Izrael, siç thonë nga qeveria, gjatë javës së kaluar, përpjekjet e mëparshme për të siguruar një fluturim nga Tel Avivi kanë qenë të pasuksesshme. Kjo sepse siç thuhet, asnjë kompaninga rajoni nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një fluturim tëbesueshëm dhe të sigurt dhe t’i përgjigjet kërkesave të qeverisë.Shpenzimet financiare për transportin e qytetarëve të evakuuar, sipas vendimit të Qeverisë, mbulohen nga rezervat e Buxhetit tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut.…
Më tepër
Total
0
Share