VMRO-DPMNE: QEVERIA S`KA 80 DEPUTETË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE
Socialemokratët vazhdojnë të insistojnë në përgjigje nga VMRO-DPMNE-ja, përse partitë e tyre simotra në Bundestagun gjerman nuk e votuan Rezolutën për Maqedoninë e Veriut, për të cilën thonë se paraqet mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në BE dhe njeh gjuhën, identitetin, kulturën e veçantinë maqedonase, njofton KlanM.
LSDM-ja thotë se përgjigja e Mickoskit do t`i sqarojë zërat se një ish-Ministër i VMRO-DPMNE-së ka pasur qëndrim të kundërt nga vendimi i Bundestagut gjerman.
“Rezoluta u mbështet nga prtitë simotra të LSDM-së, kundër ishin partitë simotra të VMRO – DPMNE-së. Mickoski aspak nuk i ka bindur këto parti ta mbështesin Rezolutën dhe s`ka bërë asgjë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Mickoski s`ka asnjë kredibilitet tek partitë simotra dhe askush nuk e merr seriozisht. Qytetarët presin përgjigje” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, edhe gjatë press-konferencës së të shtunës ka përsëritur qëndrimin se qeveria nuk ka shumicë të mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese.
“Pas takimit të liderëve është fakt se qeveria nuk ka 80 deputetë për të ndryshuar Kushtetutën. Fakti tjetër është se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së është i pathyeshëm dhe unik. Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar” – tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, edhe një herë i ka bërë thirrje Kryeministrit Kovaçevski që të pranojë duelin televiziv me Mickoskin, sic thonë, që në skenën publike të sqarohen të gjitha paqartësitë rreth qëndrimit të prerë të VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/