VMRO: Veprimet tona janë reagim ndaj arbitraritetit të shumicës
Seanca e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime assesi të përfundojë me diskutimin e kandidatëve për gjykatës kushtuese, edhe pse ajo ka filluar që nga muaji qershor. Ditëve të fundit, puna e komisionit është zvarritur me fjalime të gjata dhe vërejtje procedurale nga ana e deputetëve të opozitës. Kryetarja e këtij komisionit, MArija Georgievska paralajmëroi se, në rast se gjykatësit nuk zgjedhën deri në nëntor, mund të ketë krizë kushtetuese, raporton Klan M.
“Një sjellje e këtillë e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme e deputetëve të VMRO – DPMNE-së dëmton sistemin gjyqësor në shtet. Gjykata Kushtetuese momentalisht punon në kufirin e kuorumit, me pesë nga gjithsej nëntë gjykatës kushtetues të paraparë. Në nëntor i përfundon afati edhe një gjykatësit dhe nëse nuk zgjedhën gjykatës të ri kushtetues, shteti mund të hyjë në krizë kushtetuese, sepse me katër gjykatës në përbërje, Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbajë seanca, nuk mund të sjell vendime” – deklaroi Marija Georgievska, deputete e VRMO – DPMNE-së
Ajo tha se do të përdorin të gjitha mekanizmat që të zgjedhën gjykatësit dhe Gjykata Kushtetuese të punojnë me përbërje të plotë.
Nga VMRO – DPMNE kanë reaguar se, ajo që ndodh në seancat e fundit është reagim i grupit parlamentare të VMRO – DPMNE ndaj aksionit të arbitraritetit të shumicës parlamentare.
“Është e dukshme se, më shumë u pengon ajo që flitet mbi këtë temë, sepse kolegia Beti Stamenkovska në fjalimin e saj përsëriti mbi 200 skandale, ato janë të zbardhura por fatkeqësisht nuk ka reaguar pikërisht kandidati që tani ky pushtet dëshiron ta shpërblejë me pozitën e gjykatësit kushtetues. U pengojnë diskutimet, por fatkeqësisht nuk mund t’i ndërpresin diskutimet” – tha Dafina Stojanoska, Deputete e VMRO – DPMNE – së
Anëtarët e komisionit deri më tani kanë mbështetur zgjedhjen e kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon këshilltar shtetëror e legjislacionit civil në Ministrinë e Drejtësisë si dhe gjykatësi civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM. Ndërkohë, komisioni nuk ka mbështetur asnjë nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO – DPMNE.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese pothuajse një vit funksionon me përbërje jo të plotë dhe momentalisht ka vetëm 5 gjykatës, nga nëntë sa është e paraparë.
LSDM paralajmëron krizë kushtetuese në rast se nuk zgjedhën gjykatësit kushtetues
VMRO: Veprimet tona janë reagim ndaj arbitraritetit të shumicës
Seanca e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime assesi të përfundojë me diskutimin e kandidatëve për gjykatës kushtuese, edhe pse ajo ka filluar që nga muaji qershor. Ditëve të fundit, puna e komisionit është zvarritur me fjalime të gjata dhe vërejtje procedurale nga ana e deputetëve të opozitës. Kryetarja e këtij komisionit, MArija Georgievska paralajmëroi se, në rast se gjykatësit nuk zgjedhën deri në nëntor, mund të ketë krizë kushtetuese.
“Një sjellje e këtillë e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme e deputetëve të VMRO – DPMNE-së dëmton sistemin gjyqësor në shtet. Gjykata Kushtetuese momentalisht punon në kufirin e kuorumit, me pesë nga gjithsej nëntë gjykatës kushtetues të paraparë. Në nëntor i përfundon afati edhe një gjykatësit dhe nëse nuk zgjedhën gjykatës të ri kushtetues, shteti mund të hyjë në krizë kushtetuese, sepse me katër gjykatës në përbërje, Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbajë seanca, nuk mund të sjell vendime” – deklaroi Marija Georgievska, deputete e VRMO – DPMNE-së.
Ajo tha se do të përdorin të gjitha mekanizmat që të zgjedhën gjykatësit dhe Gjykata Kushtetuese të punojnë me përbërje të plotë.
Nga VMRO – DPMNE kanë reaguar se, ajo që ndodh në seancat e fundit është reagim i grupit parlamentare të VMRO – DPMNE ndaj aksionit të arbitraritetit të shumicës parlamentare.
“Është e dukshme se, më shumë u pengon ajo që flitet mbi këtë temë, sepse kolegia Beti Stamenkovska në fjalimin e saj përsëriti mbi 200 skandale, ato janë të zbardhura por fatkeqësisht nuk ka reaguar pikërisht kandidati që tani ky pushtet dëshiron ta shpërblejë me pozitën e gjykatësit kushtetues. U pengojnë diskutimet, por fatkeqësisht nuk mund t’i ndërpresin diskutimet” – deklaroi Dafina Stojanoska, Deputete e VMRO – DPMNE – së
Anëtarët e komisionit deri më tani kanë mbështetur zgjedhjen e kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon këshilltar shtetëror e legjislacionit civil në Ministrinë e Drejtësisë si dhe gjykatësi civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM. Ndërkohë, komisioni nuk ka mbështetur asnjë nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO – DPMNE.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese pothuajse një vit funksionon me përbërje jo të plotë dhe momentalisht ka vetëm 5 gjykatës, nga nëntë sa është e paraparë. /KlanMacedonia/