VMRO-DPMNE: NË MAQEDONI RRITET VARFËRIA EKSTREME
Paga mesatare është rritur dhe tashmë ka tejkaluar 630 euro – thonë socialdemokratët, duke shtuar se është rritur edhe paga minimale që shkon mbi 20.000 denarë.
Sipas LSDM-së, Maqedonia e Veriut nuk është vend me fuqi të lirë punëtore, por vendi që vlerëson, respekton dhe çmon punëtorët.
“Në tetor kemi rritje të pagave për rreth pesë herë më shumë se rritja e inflacionit, që është një dëshmi se politikat ekonomike të qeevrisë japin rezultate. Më shumë për të gjithë është edhe masa për paga më të larta në sektorin privat prej 3.000 deri 9.000 denarë nga pakoja e re anti-krizë. Punëdhënësi do të paguajë vetëm tatim personal, kurse lirohet nga kontributet për sigurim pensionalo-shëndetësor për pjesën e rritjes së pagave” – tha Darko Kaevski, LSDM.
LSDM-ja jeton jashtë realitetit – reagojnë nga VMRO-DPMNE, duke theksuar se treguesit ekonomik thonë se Maqedonia është në vendin e fundit në Evropë dhe rajon kurse qytetarët janë gjithnjë e më të varfër.
“Jo që rritet varfëria por varfëria ekstreme. Nga 56.000 në vitin 2019, këtë vit do ta mbyllim me 86.400 të varfër ekstrem, derisa nga 360.000 të varfër mesatar tani do të kemi 600.000 qytetarë. Kjo do të thotë se 80.000 njerëz mezi mbijetojnë me më pak se 80 denarë, kurse më pak se 150 denarë në ditë ka çdo i treti qytetar në vend” – thonë nga VMRO.
Nga ana tjetër, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e fundit tha se është tejkaluar hendeku midis shkallës vendore dhe evropiane të inflacionit.
Sipas tij, në nëntor të vitit të kaluar në BE shkalla vjetore e inflacionit ishte 10.1%, kurse në vendin tonë – 19.5%, me dallim prej 9.4 kurse në nëntor edhe në vendin tonë por edhe në BE, shkalla e inflacionit është 3.1%. /KlanMacedonia/