LSDM: Ose VMRO është e dëshpëruar ose dëshiron të rrezikojë procedurën hetuese

Pas akuzave të VMRO-së opozitare kanë reaguar edhe LSDM. Nga partia e Dimitar Kovaçevskit, në kumtesë për mediat thonë se drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska ka informuar publikisht se është marrë masa ndaj kompanive që kanë bërë fatura fiktive për kthim të TVSH-së dhe detajet i ka bërë të ditura për opinionin. LSDM thotë se DPMNE ose është kaq e dëshpëruar ose duan të rrezikojnë procedurën në vazhdim e cila është duke u zhvilluar nga institucionet kompetente me urdhër të DAP-it.

“Se ekziston një rrjet i kompanive të naftës që kanë dashur të mashtrojnë sistemin dhe të nxjerrin para nga buxheti, e ka bërë të ditur publikisht nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtore e DAP-it, duke paralajmëruar detaje për të hënën. Rasti është zbuluar pikërisht nga DAP-i, tashmë ka përfunduar e gjithë procedura e zbardhjes dhe pastrimit dhe publiku do të njihet me të gjitha informacionet. Paraqitja e parakohshme e paushallëve, punë të pasakta dhe të paverifikuara siç po bën DPMNE e rrezikon procedurën dhe opozita duhet të ndalojë së bërë dëm me dezinformata. DPMNE duhet të përgjigjet për fryrjen e parave që kryetarët e tyre fillimisht i kanë bërë nëpër komuna, ku 50 mijë euro shpenzohen për makineri që kushtojnë 2-3 mijë euro”, thuhet në reagimin e DAP-it./KlanMAcedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share