Progresi në integrimin evropian dhe fillimi i negociatave me BE-në sjell përfitime për qytetarët, shtetin dhe ekonominë. Një grant prej 80 milionë eurosh ka ardhur nga BE, si mbështetje për zbutjen e krizës, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Granti prej 80 milionë eurosh nga BE-ja është mbështetje për subvencione për qytetarët për faturat e energjisë elektrike, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme për të ruajtur vazhdimësinë e biznesit, si dhe për investimet shtetërore. Fjala është për mjetet që tashmë janë në dispozicion dhe janë pjesë e pakos së masave kundër krizës në vlerë prej mbi 760 milionë eurosh që solli Qeveria e LSDM-së. E gjithë kjo është një mbështetje serioze në veprim për vendin tonë nga Bashkimi Evropian.
BE-ja nuk i ka harruar qytetarët maqedonas dhe është sërish me ne në kohë krize botërore, duke dëshmuar se është shumë më tepër se mbështetja financiare ajo që na ndihmon të përshpejtojmë transformimin e shoqërisë dhe ta përgatisim Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të plotë në familjen evropiane”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM shtojnë se shumica parlamentare dhe institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja vazhdojnë me zbatimin e reformave që përshpejtojnë integrimet evropiane dhe sjellin përfitime për qytetarët.