LSDM nesër zgjedh kryetarin e ri – Petrovska tërhiqet nga kandidatura

Ç õðïõñãüò ¢ìõíáò Â. Ìáêåäïíßáò Slavjanka Petrovska, ìéëÜ óå ðÜíåë, êáôÜ ôç 2ç çìÝñá ôïõ 7ïõ Ïéêïíïìéêïý Öüñïõì ôùí Äåëöþí, ðïõ ðñáãìáôïðïéåßôáé óôï Åõñùðáúêü ÊÝíôñï Ðïëéôéóìïý ôùí Äåëöþí, ÐÝìðôç 7 Áðñéëßïõ 2022. ÁÐÅ-ÌÐÅ/ÁÐÅ-ÌÐÅ/ÂÁÚÏÓ ×ÁÓÉÁËÇÓ

LSDM NESËR ZGJEDH KRYETARIN E RI

Rreth 23.000 anëtarë të LSDM-së nesër do të votojnë për liderin të ri të partisë. Në garë janë tre kandidatë, pasi gjatë ditës Sllavjanka Petrovska tërhoqi kandidaturën e saj për kryetar të partisë.

Gjatë ditës së nesërme LDSM do të zgjedhë njërin nga katër kandidatët për kryetar partie në zgjedhjet e brendshme partiake. Votimi do të zhvillohet në 77 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 23 mijë anëtarë të partisë.

Në garë për liderin e ri të LSDM-së janë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe, drejtori i zonave Jovan Despotovski, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Slavjanka Petrovska, si dhe ish-zëvendësministri në MPB, Aleksandar Bajdevski. Katër kandidatët premtojnë reforma në parti, si dhe unifikim të anëtarësimit.

Petrovska dje u bëri thirrje tre kandidatëve të mbetur që të tërhiqen nga votimi brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit të partisë, sepse siç tha ajo, procesi zgjedhor ka qenë i padrejtë, gjegjësisht njëri nga kandidatët kundërshtar ka pasur qasje në bazën e të dhënave dhe ka keqpërdorur të dhënat personale të anëtarëve të partisë. Ndërkaq gjatë ditës së sotme Petrovska tërhoqi kandidaturën e saj.

“Për ta mbrojtur LSDM-në nga zgjedhja jolegjitime e presidentit dhe për të mos qenë bashkëpunëtor në këtë shkelje të statutit, ju njoftoj se po tërhiqem nga kandidatura për kryetar të LSDM-së. Duke qenë se ky proces është i papranueshëm për mua, kërkoj që emri im të mos figurojë në fletëvotim, në mënyrë që votuesit të mos mashtrohen”, shkruan Petrovska.

Ndërkaq, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së, Viktorija Avramovska-Madiq, tha se Komisioni ka punuar shumë për të realizuar një proces transparent dhe demokratik,. Lidhur me akuzat e Petrovskës, Madiq tha se ishte e drejta personal a saj e saj.

Ndërkaq, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së, Viktorija Avramovska-Madiq, tha se Komisioni ka punuar shumë për të realizuar një proces transparent dhe demokratik,. Lidhur me akuzat e Petrovskës, Madiq tha se ishte e drejta personal a saj e saj.

Nga ana tjetër, disa ditë më parë Depostovski dhe Filipçe kanë shkëmbyer mesazhe publike.

Despotovski akuzoi se ish-lideri i LSDM-së Zoran Zaev po shtynte zgjedhjen e Filipçes, që nuk është sekret se është mik i tij i ngushtë, për të cilën Filipçe u përgjigj se përpjekja për diskreditimin e tij vetëm e dobëson LSDM-në dhe se anëtarët do të vendosin se kush do ta udhëheqë partinë.

Votimi do të fillojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 20:00.

Kandidati që do të zëvendësojë Kovaçevskin në kryesinë e partisë do të ketë mandat vetëm deri në mars, sepse LSDM nuk arriti të sigurojë kuorum për mbajtjen e kongresit për ndryshimin e statutit./tvklan./mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share