LSDM: Nesër dy Kongrese – llogaridhënës dhe për zgjedhjen e kryesisë së re!

Të dielën, LSDM-ja, në hotelin “Aleksandar Palas” do të mbajë dy Kongrese, ashtu sic kishte vendosur paraprakisht Këshilli Qendror I partisë.

Në njërin Kongres do të zgjidhet udhëheqësia e re dhe do të definohen politikat e ardhshme.

Para këtij Kongresi do të vazhdojë ai llogaridhënës ku duhej të shqyrtoheshin rezultatet dështuese zgjedhore, por që ishte anuluar.

Nga LSDM-ja nuk zbulojnë emra që do të jenë në krye të socialdemokratëve.

Nesër, sipas paralajmërimeve, do të formohet edhe përbërja e re e Këshillit Qendror, që sipas statutit, është kompetent për zgjedhjen e nënkryetarëve partiak dhe sekretarit të përgjithshëm, kurse risi do të jetë zgjedhja e dy sekretarëve organizativ për të përforcuar punën operative të partisë.

Mbetet të shihet nëse si Zv/Kryetare e Venko Filipçes do të zgjidhet grua. Deri tani në këtë pozitë ishte deputetja Sanja Lukarevska kurse para saj Radmila Sheqerinska.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share