LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se pasi ka marr pushtetin lokal në Qytetin e Shkupit, po fundos kryeqytetin në çdo fushë.
“Në vend që Shkupi të zhvillohet me VMRO-DPMNE -në po regresohet. Skandali i fundit në Shkup ka të bëjë me Kopshtin Zoologjik.
Në kohën e LSDM-së, Kopshti Zoologjik në Shkup pati një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe u menaxhua me sukses.
Me VMRO-DPMNE , në vend të zhvillimit, Kopshti Zoologjik po përballet me një sërë problemesh dhe ka humbur statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin Evropian të Kopshteve Zoologjike.
Arsyeja është mospërmbushja e kontratave dhe projektet e parealizuara. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit lokal më të paaftë të VMRO-DPMNE-së në Shkup”, akuzojnë nga LSDM.