LSDM: Në kohë krize VMRO-DPMNE bllokon ndihmat për qytetarët

TASHMË TRI JAVË NUK THIRRET KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET

 LSDM-ja thotë se në kohë të krizës botërore ekonomike dhe energjetike, kur zgjidhjet e shpejta dhe efikase janë të domosdoshme për tejkalimin e pasojave, është koha e fundit që VMRO-DPMNE-ja të demostrojë konstruktivitet dhe përgjegjësi para qytetarëve.

LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE-ja në kohë të krizës, bllokon zgjidhje ligjore që sigurojnë masa për të ndihmuar qytetarët. Sipas socialdemokratëve, Kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE-ja me këmbëngulje nuk cakton seancë ku duhet të  debatohet për zgjidhjet ligjore që mundësojnë pagesën e ndihmës financiare për disa kategori të qytetarëve, gjatë katër muajve të ardhshme.

“Kjo ndihmë është pjesë e pakos së fundit të masave me vlerë mbi 360 milionë euro për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë për të përballur pasojat e krizës. Të rikujtojmë se nevoja e miratimit të këtij ligji është konstatuar që më 17 Tetor 2022 dhe tashmë tri javë nuk është caktuar seanca”, deklaroi Daniela Koleva-deputete e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, kjo paraqet shembull për moskujdes klasik nga ana e opozitës, të cilët edhe pse drejtojnë akuza se masat janë të vonuara, nuk caktojnë komisionet ku duhet të shqyrtohen këto masa që më pas të miratohen nga Kuvendi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share