LSDM: Në kohë krize ndihma për 200.000 qytetarë

NË KUVEND MIRATOHET ZGJIDHJA LIGJORE

Dje, Kuvendi miratoi Ligjin për mbështetje financiare të kategorisë së cënueshme të qytetarëve për t`u përballur me krizën energjetike.

Sipas socialdemokratëve, me këtë ligj, përfshihen thuajse 200.000 qytetarë me të ardhura të ulëta.

“Si shumicë parlamentare do të vazhdojmë të punojmë për zgjidhje ligjore që sigurojnë mbështetje dhe ndihmë për të gjithë qytetarët, por edhe për kompanitë e vendit për t`u përballur me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike” – tha Daniela Koleva, LSDM.

Ligji, I cili është pjesë e pakos së masave për ndihmë qytetarëve, ka të bëjë me mbështetjen financiare prej 3.000 denarëve në muaj për personat me aftësi të vecanta, prindërit e fëmijëve me nevoja të posacme, prindërit e vetëm, punëtorët në asistencë dhe pensionistët me të ardhura deri më 14.000 denarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share