LSDM: Ndryshimet kushtetuese janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit

Ndryshimet kushtetuese janë për vazhdimin e rrugës evropiane dhe do të sigurojnë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve të tij, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Rëndësia e momentit historik me të cilin po përballet vendi është thelbësore dhe duhet të bëjë një hap përpara në procesin e integrimit evropian.

Dyert e BE-së janë të hapura, mbështetja e partnerëve strategjikë është e fortë dhe e qartë.

VMRO-DPMNE nuk ka argumente për të bllokuar miratimin e amendamenteve kushtetuese, të gjitha gënjeshtrat deri në një janë fundosur.

Së pari shpërndanë frikë dhe panik për asimilimin dhe bullgarizimin dhe gjuhën maqedonase si dialekt bullgar. Jo vetëm që nuk ka asimilim apo bullgarizim, por kemi gjuhën dhe identitetin maqedonas të mbrojtur”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se ra në ujë edhe retorika për diktimin bullgar, negociatat nuk bëhen me Bullgarinë, por me Bashkimin Evropian. Korniza e negociatave është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe një gënjeshtër tjetër e VMRO-DPMNE-së është se mund të rinegociohet

Lexo gjithashtu
Total
0
Share