Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se pas bllokadës së transportuesve privatë në Shkup, qëndron Hristijan Mickoski.
Nga kjo parti thonë se me bllokadën e transportuesve privatë Mickoski i hakmerret Danella Arsovskës.
“Mickoski personalisht ka shpallur 100 autobusë për qytetin e Shkupit në emër të Arsovskës. Sot nuk kanë ikur as autobusët e as fabrika e lajmëruar Mickoski”.
“Dëmin nga e gjithë kjo e paguajnë qytetarët që mëngjesin e sotëm janë zgjuar në një qytet të bllokuar dhe pa transport publik. Mickoski dhe VMRO-DPMNE po përgatisin një fatkeqësi të re për Shkupin”, thonë nga LSDM.